Duket se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është tifoz i Darmstadtit.
E vetmja skuadër që Obama e ndjek në Twitterin e tij është skuadra e vogël nga Bundesliga dhe kjo befasuar të gjithë.
Me ta kuptuar këtë fakt, klubi gjerman ka dal me një komunikatë:
“I dashur Barack Obama, pasi jemi klubi i vetëm evropian që ndjekeni në Twitter, shihemi në stadium?”.
Në video flet sulmuesi amerikan i Darmstadtit, Terrence Boyd, i cili u paraqit me një fanellë me emrin e Obamas.
Obama njihet për si një njeri shumë miqësor dhe karizmatik, por se a do e pranojë këtë ofertë mbetët të shihet në vazhdim.