3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Rama për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Luftuan kundër spastrimit etnik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideron absurde mbajtjen në qeli të ish-krerëve të UÇK-së. Në një intervistë për RTSH-në, nga Italia ku u zhvillua takimi i radhës së liderëve të nismës “Ballkani i Hapur”, Rama tha ish-krerët e UÇK-së luftuan kundër spastrimit etnik, ndërsa sot janë prapa hekurave pa asnjë akuzë.

Rama heq një paralele me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, teksa shprehet se rasti i ish-krerëve të UÇK-së e bën të mendojë se një ditë edhe ai, që sot shihet si një hero, mund të shkojë prapa hekurave.

“Ka diçka shumë të madhe që nuk shkon me këtë proces. Mbetem i mahnitur në sensin më negativ nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë, akuzohen si kriminelë lufte. Njeri që vetë presidenti i SHBA dhe deri dje një nga figurat kryesore të senatit amerikan, Joe Biden e pagëzoi si George Washington i Kosovës, është sot parapa hekurave. I mbyllur brenda pa akuzë, gjë që është jashtë çdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe mua më bën të mendoj mos vallë ky duhet të jetë fati i Presidentit Zelensky pas disa vitesh? Një ditë mund ta shohim këtë hero që të gjithë e admirojmë, prapa hekurave”, tha Rama.

Sipas Ramës ajo që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre po kalojnë është diçka e tmerrshme, teksa e konsideroi po aq të vështirë sa lufta që ata zhvilluan me armikun më parë, vetëm se në këtë rast beteja, sipas kryeministrit është me mikun

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img