0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Një i vdekur dhe 25 të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një kafene në Shën Petersburg

Një person ka vdekur dhe të paktën 25 persona janë plagosur nga një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg, Rusi.

Blogeri ushtarak rus pro luftës, Vladlen Tatarsky, u vra në shpërthim, tha Ministria e Brendshme ruse.

Tatarsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Maxim Fomin, kishte më shumë se 560,000 ndjekës në Telegram dhe ishte një nga blogerët më të shquar ushtarakë me ndikim që kanë qenë shpeshherë kritikë mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Nuk ka asnjë konfirmim se kush ishte përgjegjës për shpërthimin në kafenenë “Street Bar” në qytetin e dytë më të madh të Rusisë.

Një zyrtar rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova, ndërkaq pretendimi u hodh poshtë nga Kievi.

Ministria e Jashtme e Rusisë nuk bëri asnjë akuzë për përfshirje në sulm, por tha se heshtja në kryeqytetet perëndimore ekspozoi hipokrizinë mbi shprehjet e shqetësimit për gazetarët.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.

“Merimangat po hanë njëra-tjetrën në një kavanoz”, shtoi ai.

Mediat ruse dhe blogerët ushtarakë thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.

Nëse Tatarsky do të shënjestërohej qëllimisht, do të ishte vrasja e dytë në tokën ruse e një figure të lidhur me luftën në Ukrainë./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img