2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti, më i hapur dhe konstruktiv”, Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën!

Kryeministri Edi Rama tha se mosmarrëveshjet më të mëdha të Shqipërisë dhe Serbisë janë kur flitet për Kosovën. Teksa përmendi takimin që pati disa ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Rama tha se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë ndërsa dha mesazhin që të lënë pas të shkuarën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve.

“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohia dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë.

Edhe procesi i normalizimit është në një tjetër pozitë sot. Besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër. Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë.

I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdha.

Do të doja të bëja më shumë dhe siç e tha Dhimitri, duam të bëjmë më shumë me panairin e bukës dhe verërave, fëmijët, artin e kulturën dhe të gjithë të përfshihen. Panairi i Verërave është për të gjithë prodhuesit dhe nëse prodhues nga Franca, Italia apo Australia, atëherë pse prodhuesit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja jo? Duhet të ecim në këtë drejtim dhe më besoni që me të gjitha problemet e patriotët me të cilët na është dashur të merremi dhe nuk janë patriot se për të dashur vendin e vet s’duhet të urresh e të djegësh dikë tjetër, jemi në pozicionin më të mirë ku duhet të jemi.

Jam shumë i lumtur të kemi SHBA e BE që japin merita për procesin e Berlinit”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img