2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Finalizohen llogaritjet: Afër 100 mijë qytetarë ishin pjesë e ‘Marshit për Drejtësi’ (Skica)

Marshi për drejtësi mblodhi dje mijëra qytetarë në sheshet e Prishtinës duke u solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në marsh u bë thirrje për drejtësi vetëm një ditë para së të nisë procesi gjyqësor për ish-krerët e shtetit.

Për këtë edhe nga organizatorët e platformës “Liria ka emër” u bë e ditur se pjesëmarrës ishin 100 mijë protestuesë.

Por, shumë i përafërt me këtë përfundim është edhe profesori Tomor Çela që sipas metodave për llogaritjen e këtyre tubimeve ka nxjerrë një numër i afërt me atë çfarë u deklarua nga organizatorët e tij.

Profesori Tomor Çela për Kanal10 thotë se numri i qytetarëve që morën pjesë në marshin e sotëm është 92 mijë e 554.

Ai ka treguar edhe një prej mënyrave të llogaritjes së këtij numri.

“Mënyra me e lehtë për të bërë llogaritje të tilla është ajo përmes dronëve profesional, të cilët përveç kamerave kanë të instaluar edhe senzor e GPS për identifikimin digjital të pjesëmarrësve, matjen e distancave dhe sipërfaqeve. Kjo ndihmon që në mënyrë automatike të llogaritet numri i pjesëmarrësve në m2.”, tha ai.

“Në mungesë të Dronëve, pjesëmarrja e qytetarëve mund të llogaritet edhe duke bërë matjen e hapësirave të cilat shfrytëzohen për tubime. Kjo bëhet duke ditur ose bërë digjitalizimin e këtyre hapësirave nga ortohartat dhe kalkulimi i sipërfaqeve totale të tyre”, tregoi tutje ai.

Ai ka për këtë ka prezantuar edhe një analizë të bërë në një tabelë përmes së cilës ka kalkuluar numrin e qytetarëve përmes hapësirës ekzistuese që kufizohen sheshet e kqyreqytetit.

“Në shembullin konkret, për një pjesëmarrës nevojitet të ketë hapësirë prej rreth 1m2 për maximum 3 ose 4 persona (atëherë kur dendësia është e madhe) apo 1m2/ për më pak se 2 persona. Në këtë kalkulim përfshihen edhe hapësirat me dendësi më të madhe dhe anasjelltas brenda hapësirës të caktuar e cila rrjedhimisht nxjerr numrin e pjesëmarrësve për m2.”, tregoi Çela./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img