-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Diaspora ja mësyjnë Hagës, nesër protestë në përkrahje të UÇK-së

Pas marshit të zhvilluar sot në sheshet e Prishtinës, një protestë do të zhvillohet nesër në Hagë.

Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime të bëra përmes linjave të autobusëve janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë.

Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë mars janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Në disa fotografi të bëra publike shihet se shumë prej tyre veçse janë bërë bashkë,për marshin e nesërm.

Duhet përkujtuar që nesër fillon edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Të njëjtit vazhdojnë të mbahen në Hagë,në kuadër të një procesi gjyqësor kinse për krime të kryera gjatë luftës.

Marshi i nesërm bën edhe një herë me dije përkrahjen e madhe që shqiptarët po i japin ish-krerëve të UÇK-së si dhe kërkimit të drejtësisë në kuadër të këtij procesi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img