Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Napolit dhe Milanit, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Napoli është në pozitën e parë me 71 pikë, 16 më shumë se Lazio që gjendet në vendin e dytë dhe pothuajse e ka siguruar titullin e kampionit.
Në anën tjetër, Milan është në pozitën e katërt dhe kërkon fitoren për t’u futur në top-katërshe.
Nga minuta e parë për Napolin do të startojë kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.