Mijëra qytetarë brohoritën fort kur kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi iu tregoi se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po e ndiqnin ‘live’ marshin ku u mbështetën ata dhe u kërkua drejtësi për ta.
Masa u elektrizua kur Krasniqi i ftoi të pranishmit për të duartrokitur për ish-krerët e shtetit që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
“Po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina, t’u tregojmë mbështetjen, t’u tregojmë solidaritetin, t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, tha Krasniqi.
Kjo e elektrizoi turmën, që brohoritën për UÇK-në, Thaçin e Veselin.