-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Heshtja e Kurtit- A po frikësohet kryeministri që marshi për UÇK’në fuqizon PDK’në?

Kryeministri Kurti ende nuk ka bërë asnjë koment për marshin që dridhi sheshet e Prishtinës. Asnjë protestë e partisë së tij nuk ka qenë kaq e madhe në numër.

Komenti i fundit i Kurtit për marshin mbetet ai që bëri gjatë intervistës në “Rubikon”.

“Nuk kam dëgjuar për këtë iniciativë”, pati deklaruar Kurti.

Por, heshtja e tij pas marshit prej dhjetëra mijëra njerëzish mbetet e çuditshme. Përkundër faktit që njerëzit sot dolën për të marshuar edhe për shokun e tij, Rexhep Selimin.

Duket se kryeministri këtë marsh nuk e shehë si protestë jo partiake në mbrojtje të UÇK’se, por si iniciativë e PDK’së.

Duket se Kurti frikësohet se ky marsh do të ndikoj që të fuqizohet Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK’së, Krasniqi ishte i vetmi kryetar partie që mbajti fjalim gjatë këtij marshi.

Krasniqi nga Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, në një fjalim para mijërave qytetarëve, tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.

“Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma”, theksoi Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img