2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Konfirmohet: Hakohet faqja në Facebook e ish-presidentit Hashim Thaçi

Sot pritet të mbahet Marshi për Drejtësi. në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Pikërisht në këtë ditë kanë ndodhur disa ndryshime në faqen e ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Facebook.

Iu është ndryshuar emri në Facebook, nga ” Hashim Thaçi” në ” Hashim”, si dhe fotografia e profilit, rast me të cilin është dyshuar për sulm kibernetik.

Lajmi.net ka kontaktuar me ish-këshilltarin për media të presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili edhe e ka konfimruar se faqja është hakuar.

“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e dorëheqjes se tij, me 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës”, ka konfirmuar ish-këshilltari për media i presidentit Thaçi, Adil Behramaj.

Duhet theksuar se figuron që faqja është duke u menaxhuar nga tre persona në Kosovë

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img