Lista Serbe e ka quajtur kidnapim arrestimin e personit të dyshuar të nacionalitetit serb (M.B. 1987), për djegien e veturave me targa RKS në Zubin Potok dhe ka paralajmëruar reagim nëse i njëjti nuk lirohet.
“Pas mbledhjes së informacioneve për kidnapimin e sotëm të serbëve nga forcat speciale të Kurtit, theksojmë se populli serb po e paralajmëron Prishtinën që nëse nuk e liron të arrestuarin që u rrëmbye padrejtësisht sot nga njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe nëse nuk ndalon së ngacmuari popullin serb, do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve”, thuhet në reagim
Kjo parti politike ka kërkuar lirimin e personit të dyshuar, në të kundërtën kanë paralajmëruar kryengritje të përgjithshme, raporton teve1.info.
“Për të sqaruar, nuk do të jetë një paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për të ndaluar represionin e Aljbin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, deklarohet tutje.
I dyshuari, është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së PK-së, me ç’rast si pasojë ishin plagosur dy zyrtarë policorë nga arma e zjarrit.
Ndaj 36-vjeçarit, është ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.