0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt që fitoi betejën juridike ka një kërkesë publike për Kurtin e Gërvallen

Zyrtari tekniko-administrativ që ishte i punësuar në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, Murat Makolli e kishte fituar kontestin ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme, për shkëputje të paligjshme të kontratës dhe pa paralajmërim.

Pikërisht, nesër bëhen tri vite që kur ai është larguar nga puna në konsullatën e përgjithshëm në Frankfurt

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se pavarësisht se ka fituar betejen ligjore, MPJD nuk po e zbaton vendimin e gjykatës.

“Unë, Murat Fatmir Makolli kërkojë publikisht nga ministria znj.Donika Gervalla Schëarz dhe nga kryeministri z.Albin Kurti të shqyrtojnë ketë rast i cili po injorohet nga ud.sekretar z.Behar Isma.Dhe të merren masa ligjore pse po mbahet i mbyllur rasti”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Reagim për vendosjen e drejtësisë dhe marrjen e përgjegjësisë nga ata që shkelen ligjin dhe janë duke e shkelur.I vlerësuar ndërkombëtarisht nga njerëzit më pozicione të larta, ndërsa i nënvlerësuar nga institucionet e Republikës Kosovës. Për mua personalisht dhe familjarisht janë të njëjtat qeveri vetëm me individ dhe pozicione të ndryshme por me të njëjtin sistem.Si është e mundur të mbrohen zyrtarët që kanë shkaktuar shkelje ligjore dhe dëme materiale në MPJD.

A po bashkëpunojnë grupet dhe individët për interesat e tyre personale në MPJD!Bashkëpunimi i këtyre grupeve dhe individëve në MPJD është më i theksuar se kurr më parë, e krejt kjo po ndodh që të mbrojnë shkelësit e ligjit pasi që edhe vetë janë të emëruar dhe janë duke qendëruar jashtëligjshëm në pozita.Me 03.04.2023 bëhen 3 vite që kur jam larguar nga puna në konsullatën e përgjithshme në Frankfurt am Main.

Edhe pse 3 vite kanë kaluar, edhe pse mbas 3 viteve unë kam fituar betejën ligjore, prapë se prapë MPJD nuk e zbaton vendimin e gjykatës së punës të plotfuqishëm. Këtu shihet më së miri se si bashkëpunojnë grupet për interesa personale dhe grupore. Pse nuk zbatohet ky vendim është që përsoni që e ka shkaktuar dëmin do duhej dhenë përgjegjësi para komisionit disiplinor, e që një komision të till nuk e formon ud.sekretari z.Behar Isma më urdhër të një përsoni tjetër që të mos sjelljet ligjshmëria.

Unë edhe pse kam zbatuar çdo rregullore dhe mas ligjore injorohem nga ud.sekretari z.Behar Isma duke mos kthyer as një përgjigjeje në imellet që kam dërguar .Unë Murat Fatmir Makolli kërkojë publikisht nga ministria znj.Donika Gervalla Schwarz dhe nga kryeministri z.Albin Kurti të shqyrtojnë ketë rast i cili po injorohet nga ud.sekretar z.Behar Isma.Dhe të merren masa ligjore pse po mbahet i mbyllur rasti.Tri vite sakrificë personale dhe familjare për të mbrojtur të drejtat e mija ligjore .J

am krenar që kam fituar ketë proces gjyqësor kundër personave dhe një grupi të caktuar që kanë shkelur ligjet dhe kanë shkaktuar dëme materiale MPJD.Edhe pse i lënduar fizikisht edhe pse i kërcenuar personalisht dhe familjarisht unë kam qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë për të mbrojtur interesat e mija ligjore dhe kurr nuk do dorëzohem para këtyre individëve.Unë nuk jam i varur për ketë pozitë, por vetëm dëshirojë që drejtësia të shkojë deri në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img