2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Të angazhohemi për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje që Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizëm të shërbejë për reflektim si shoqëri, për përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm dhe për rritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballen ata dhe familjet e tyre.

Haradinaj ka shtuar se duke shfaqur më shumë mirësi dhe solidaritet për njëri-tjetrin, shoqëria zhvillohet dhe forcohet edhe më shumë.

“Le të na shërbejë kjo ditë për të njohur e nderuar talentet dhe aftësitë unike të personave me autizëm, si anëtarë të çmuar të shoqërisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img