-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lista Serbe “vajton” arrestimin e serbit të dyshuar për plagosjen e policëve

Gjatë ditës sotme Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar një të dyshuar serb, i cili kërkohej për përfshirje në disa vepra penale.

Ai dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, për këtë ka reaguar Lista Serbe duke thënë se pas asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale dhe kështu “institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb”.

“Në synimin për të provokuar reagimin e popullit serb në veri të Kosovës para rifillimit të negociatave në Bruksel, institucionet e Kosovës vazhdojnë të ngacmojnë popullin serb. Në këtë kuptim, sot kanë arrestuar një serb nga Zubin Potok dhe pa asnjë provë e kanë akuzuar për vepra të rënda penale. Regjimi i Kurtit nuk ka zgjidhur asnjë sulm ndaj serbëve deri më tani, nga të cilët ka pasur me dhjetëra, por kur serbët do të persekutohen pa prova, ai vepron urgjentisht. Është e qartë se qëllimi i tij është të shkaktojë kaos dhe situata në terren thotë se ai nuk është shumë larg kësaj”, thuhet në reagimin e tyre.

“Kohët e fundit, Prishtina në synimin e tij për të mashtruar opinionin shkon edhe një hap më tej, edhe në rastet kur serbët janë dëmtuar, ai si i dyshuar i arreston serbët në mënyrë të pajustifikueshme dhe tenton të sprapsë realitetin në terren duke fshehur fajtorët e vërtetë të sulmit ndaj serbëve dhe pronave serbe”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img