Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit për djegien e tri veturave në Veri.
Gazeta Express raportoi më parë se i dyshuari i arrestuar është duke u sjell në Prishtinë.
I dyshuari i arrestuar është M.B, i nacionalitetit serb, 36-vjeçar.
Po ashtu, M.B dyshohet se është i përfshirë në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policorë kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit.