4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i Speciales në Hagë: Prokuroria ka llogaritur se për paraqitjen e rastit të tyre kundër ish-krerëve të UÇK-së do të nevojiten rreth dy vjet

Të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës do të dalin më 3 prill para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë.

Akuzat që i ngarkojnë, përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhvendosje me dhunë, dhe lidhen me luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, ka folur lidhur me procesin e gjykimit.

Gjyqi do të nisë me deklaratat e prokurorëve që kanë mbledhur prova.

“Pasi prokurori special ta bëjë deklaratën hyrëse, atëherë avokatit të viktimave i është caktuar një maksimum prej 45 minutash për të folur në emër të viktimave në këtë rast. Janë 140 viktima që marrin pjesë, të përfaqësuara përmes këtij avokati”, deklaron Doyle për REL.

Në gjykim pritet të marrin pjesë qindra dëshmitarë.

“Prokuroria ka thënë se synon të mbështetet në dëshmitë e 312 dëshmitarëve, edhe pse ky numër mund të ndryshojë me zhvillimin e procedurave”, sqaron Doyle.

Sa mund të zgjasë i gjithë procesi i gjykimit?

“Kjo është shumë vështirë të parashikohet sepse, sigurisht, do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen procedurat. Pra realisht, gjithçka që dimë tani, është llogaritja e prokurorisë, rreth dy vjet për paraqitjen e rastit të tyre”, ka deklaruar Doyle.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img