Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit.
Muliu-Shoshi, tha se kjo është masakra më e tmerrshme që Serbia, kreu ndaj 80 qytetarëve.
‘’Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë’’
Postimi I plotë:
Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë.
Gjaku i tyre është dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë të lirë dhe të barabatë.
Lavdi!