Pas njoftimit të Vetëvendosjes për pjesëmarrje në mashin “Marshojmë për Drejtësi” ka reaguar i pari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Përmes Facebook-ut, Molliqaj është shprehur se një ditë më parë kryeministri thoshte se nuk kishte dëgjuar për marshin, kjo sipas Molliqaj është kalkulim.
“Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri mbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj. UÇK është udhëhequr nga guximi, dhe jo nga disponimi i dobët si konsensus i opinioneve”, ka shkruar Molliqaj, përcjell Reporteri.net.
“Veç kësaj, jo të gjithë i kemi mundësitë e njëjta për ta mbrojtur UÇK-në. Kush ka pushtet duhet të flasë me vepra. Nëse dikur ke premtuar zhbërjen e Speciales, tash është rasti ta tregosh konsistencën”, ka thënë Molliqaj.
“Ligji për Dhomat e Specializuara mund të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë. Nëse vazhdimisht thekson se dikur nuk e ka votuar, sot pa e shuar Gjykatën mund t’i korrigjosh shumë nga padrejtësitë e saj”, shtoi ai.
Kujtojmë se më 2 prill do të mbahet marshi i organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës “Marshojmë për Drejtësi” në mbështetje t ish-krerëve të UÇK-së./Reporteri.net/
Postimi i plotë: