7.9 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Së shpejti fillojnë gërmimet për varreza të reja masive, në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës së shpejti do të fillojnë gërmimet për varreza masive në afërsi të urës mbi lumin Iber, në të cilën dyshohet se janë vrarë dhjetëra shqiptarë gjatë kohës së luftës.

Gërminet do të fillojnë në lokacionin siç quhet ndryshe “varrezat e myslimanëve”,  afër lumit të “Ibrit”, ka bërë të ditur për Indeksonline Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit për të pa gjeturit.

Ai ka thënë se në këtë vend dyshohet se ka trupa të cilët janë nga koha e luftës së fundit në Kosovë.

“Tani  gërmimet për varrezë masive të dyshuar do të përqendrohen tek në anën e majtë të lumit “Iber”, apo siç quhet vendi tek varrezat myslimane, në të cilin dyshohet se ekziston një varr masiv me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Kemi disa informacione që në kohën e luftës aty ka pas disa gërmime për të cilat tani duhet të shikojmë se çka ka në to”, ka thënë Gjetaj.

Ai ka thënë se në varrezat e dyshuara në të cilat është gërmuar tek ura e “Ibrit”, javën e kaluar nuk është gjetur asnjë shenjë e eshtrave të njerëzve.

Sipas tij ka informacione se në Mitrovicën e veriut ka shumë vende të dyshuara si varreza masive të cilat do të kontrollohen një nga një.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img