Përveç Lëvizjes Vetëvendosje, edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, e ka përkrahur Marshin për Drejtësi.
Konjufca në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi duke bërë thirrje “Marshojmë për Drejtësi”. Ky marsh pritet të mbahet këtë të diele me 2 prill prej orës 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti.