4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorët shohin progres në dialog, thonë se do të ketë pasoja nëse marrëveshjet nuk zbatohen

Ambasadori i Francës në Kosovë dhe ai i Gjermanisë janë shprehur optimist për dialogun Kosovë-Serbi dhe dakordimet e arritura në mes të palëve muajin e kaluar dhe këtë muaj.

Në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë, ambasadori francez në Prishtinë, Oliver Guerot, ka thënë se Kosova duhet të fillojë krijimin e Asociacionit, e se kjo është e qartë edhe në tekstin e Aneksit të Implementimit.

Guerot ka thënë se pas një periudhe të gjatë, ky dialog ka marrë një kahje positive, e se nuk duhet të humbasë ky “momentum”

Ai ka folur edhe për dakordimin e palëve në Bruksel më 27 shkurt për Planin evropian si dhe aneksin e zbatimit për të cilin palët u dakorduan në Ohër më 18 mars.

“Të dy marrëveshjet janë një arritje e madhe dhe udhëheqësit ishin të suksesshme, pavarësisht se nuk u nënshkrua, marrëveshja është obliguese dhe detyruese për Kosovën e Serbinë dhe presim nga dy vendet që t’i zbatojnë ato. Do të ketë pasoja nëse nuk zbatohen dhe nuk përmbushet dinamika e përcaktuar”, është shprehur Guerot.

“Do të ketë pasoja nëse nuk zbatohen dhe nuk përmbushet dinamika e përcaktuar, prandaj do të përpiqemi t’iu themi se çfarë pasoja. Do të thosha se presim nga Qeveria që ta lëshojnë vendimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ky është hapi i parë”.

“Mendoj që kam qenë shumë i qartë. Presim nga Qeveria e Kosovës, siç ceket në Aneks që Kosova të fillojë negociatat në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të ofrojë garanci për të siguruar një nivel të vetëqeverisjes të komunave me shumicë serbe të Kosovës në pajtim me marrëveshjet dhe për ne teksti është i qartë që flet për krijim të Asociacionit”.

“Dhe unë s’e kam lirinë që t’i zbuloj sekretet këtu”, ka thënë Guerot.

E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushë obligimet e saja duke bërë hapa që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“E kuptoj skepticizmin, por natyrisht ne jemi optimistë. Jam optimist sepse ka shumë presion politik. Alternativa tjetër është që rruga e mbyllur për BE për të dyja vendet. Të rinjtë po largohen dhe ne duhet të ndryshojmë këtë – e kjo bëhet nga vullneti politik për të ndryshuar”.

“Kosova duhet t’i përmbush obligimet duke bërë hapa që ta themelojë asociacionin. Serbia duhet të pajtohet që Kosova është një fqinj që ka perspektive evropiane”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img