2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kreu i SPAK zbardh detaje për çështjet e nxehta: Nga sulmi ndaj TCH, te zhdukja e Vis Martinajt

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani në një takim me gazetarë ditën e sotme ka zbardhur detaje për disa prej çështjeve më të nxehta.

Ndalur te çështja McGonigal, i pyetur nëse ka hetime edhe në Shqipëri, Dumani tha se prokuroria nuk jep informacione kur heton njerëz.

“Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.”, tha Dumani.

Një tjetër temë qå ka cekur janë hetimet për sulmin ndaj Top Channel.

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime.“, ka thënë Dumani.

Nga ana tjetër pyetjes se pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës, Dumani tha se kjo çështje është nën hetim. “I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t’i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.”, shtoi ai.

Këtu u pyet edhe në lidhje me hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, për çështjen e inceneratorëve. Ai shtoi se Prokuroria ka dërguar letërporosi në shumë shtete, ndërsa shtoi se ka dyshime për fshehje të pasurisë jashtë vendit.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim kushdo të jetë për ta marrë në pyetje Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë. Ka që janë përgjigjur, ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme.”, tha Dumani.

Po ashtu u pyet edhe për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, rrëfimet e të cilit sollën shumë arrestime të personazhëve të botës së krimit. “Nuk ka procedim penal më vete, por brenda procedimit ku përfshihen gjithë materialet hetimore po hetohet dhe bëhen veprime. Janë vendosur në dijeni edhe autoritetet që merren me çështje të tilla.”, nënvizoi Dumani.

Drejtuesi i SPAK, është pyetur sot edhe për çështjen e Ervin Martinajt, si dhe dyshimet në lidhje me atentatin në “Don Bosko”.

“Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e “Don Boskos”, nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e “Don Boskos”, “u ngjall” apo “nuk u ngjall Ervis Martinaj”. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë kreu i SPAK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img