-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Hapet tenderi për ndërtimin e tri çerdheve të reja

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna, ka folur në një konferencë për media lidhur me ndërtimin e çerdheve, për çka ka thënë se janë duke evidentuar hapësirat për ndërtimin e tyre në komuna të ndryshme të Kosovës.

Maloku-Bërdyna ka bërë të ditur se është hapur tenderi për ndërtimin e tri çerdheve të reja, në Batllavë, Fushë Kosovë dhe Godanc të Shtimes.

“Kemi hapur tenderin edhe për ndërtimin e tri çerdheve të reja, në Batllavë të Podujevës, Fushë Kosovë dhe në Godanc të Shtimes. Ministria e Arsimit do të vazhdojë me planin për ndërtimin e çerdheve dhe kopshteve të reja për të siguruar hapësirat e nevojshme për secilin fëmijë. Po ashtu jemi në kontakt edhe me komunat për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja si aktivitet i shtuar këtë vit dhe vitin e ardhshëm”, tha zëvendësministrja.

Maloku-Bërdyna po ashtu tha se Ministria e Arsimit pret që në javët në vijim të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj, pasi siç tha ajo, nuk ka inspektorë të mjaftueshëm dhe se një ndër qëllimet e qeverisë mbetët rritja e numrit të tyre.

Një konkurs për inspektor të arsimit ishte hapur në fund të vitit të kaluar por i njëjti ishte anuluar, pasi siç tregoi zëvendësministrja, komisioni vlerësues kishte gjetur shkelje në këtë konkurs.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi numër të vogël të inspektorëve të arsimit dhe me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend njëra ndër qëllimet tona ka qenë edhe mbetet rritja e numrit të inspektorëve, synimi i këtij konkursi ka qenë pikërisht ky, ku me kërkesën tonë Ministria e Punëve të Brendshme e ka hapur konkursin dhe janë zhvilluar të gjitha procedurat por që pastaj komisioni vlerësues ka gjetur se ka pasur disa shkelje ose hapa që në procedurë nuk kanë shkuar siç duhet, kështu që me rekomandimin e tyre është anuluar konkursi. Ne presim që në javët në vijim t’i kthehemi prapë kësaj pune dhe të vazhdojmë me rekrutimin e inspektorëve të rinj sepse e kemi shumë me rendësi që ata të jenë në sistem sa më parë”, deklaroi ajo./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img