9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Alarmohet Stambolli, sulm i armatosur ndaj zyrave të një partie

Autoritetet në Turqi janë alarmuar pas një sulmi të armatosur ndaj zyrave të partisë “Partia e Mirë” në Stamboll. Sulmi me armë është kryer nga persona të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia.

Autori ose autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e tyre.

Plumbi ka goditur një dritare të ndërtesës së zyrave. Për fat të mirë nuk ka pëesona të plagosur. Forca të forta policie ndodhen në vendngjarje.

Politika dënon sulmin

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e politikës në Turqi, të cilët kanë dënuar ngjarjen.

“Unë dënoj sulmin e armatosur ndaj organizatës lokale të Stambollit të Partisë së Mirë. Duke përcjellë urimet e mia më të mira miqve tanë, nënvizoj pritshmërinë tonë që autorët të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur ”, tha kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglou./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img