Sot në Prizren u mbajt takimi i parë i Komisionit Komunal për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, që do të fillojë si proces në shtator të këtij viti.
Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për përgatitjen e projektit të regjistrimit në këtë komunë dhe zbatimin e rekomandimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Do të regjistrohen banorët rezident dhe ata jo rezident, pasi që regjistrimi është obligim ligjor./PrishtinaPress/