2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

FSK ndërton urën e cila u shkatërrua pas vërshimeve të fundit në Aqarevë të Skënderajit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bëre të ditur se kanë ndërtuar urën në fshatin Aqarevë të Skenderajit. Kjo e fundit ishte shkatërruar pas vërshimeve të fundit që kanë ndodhur në vend.

Përmes një njoftimi ata kanë theksuar se më përkushtim dhe punë profesionale ka përfunduar me sukses ndërtimi e urës, ndërsa banorët e asaj zone nuk do të përballen më më vështirësi të tilla.

Me përkushtim dhe punë profesionale, xhenierët e regjimentit të Xhenios së Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë përfunduar me sukses ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt.

Me rastin e përfundimit të urës ekipi i xhenierëve u vizitua nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri dhe komandanti i Regjimentit Xhenios, nënkolonel Rifat Maloku me ç’rast përgëzuan pjesëtarët për angazhimin dhe përfundimin e punimeve në afat rekord.

Ura e mëhershme ishte shkatërruar gjatë të reshurave të muajit shkurt, duke i’u vështirësuar lëvizjen e banorëve të kësaj ane, me vendosjen e urës së re mobile nga FSK-ja, banorët nuk do të përballen më, me vështirësi të tilla./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img