9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Nën akuzë, Trump pritet të dorëzohet në polici javën e ardhshme

Çdo ditë, qindra njerëz përfundojnë në paraburgim në Nju Jork. Ish-presidenti Donald Trump pritet të jetë atje që në fillim të javës së ardhshme, raporton AP.

Një Juri e Madhe në Manhattan ka vendosur të padisë Trump. Ky vendim pasoi një hetim nga Prokurori i Qarkut, Alvin Bragg me pretendimet se Trump falsifikoi dokumentet e biznesit kur i pagoi aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels 130,000 dollarë përmes avokatit të tij për ta bërë atë të mos fliste për lidhjen e tyre të dyshuar. E gjithë kjo ndodhi gjatë fushatës zgjedhore të Trump në vitin 2016, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Detajet e aktakuzës nuk dihen, por Trump është presidenti i parë i SHBA-së që ndiqet penalisht.

Donald Trump pretendon se është viktimë e persekutimit politik dhe se është plotësisht i pafajshëm.

Burime të agjencisë AP pohojnë se po zhvillohen negociata mes prokurorisë dhe avokatëve të Trump për dorëzimin e tij tek autoritetet kompetente, gjë që mund të ndodhë javën e ardhshme. Zyra e prokurorit njoftoi se avokatët e Trump ishin kontaktuar për të diskutuar çështjen.

Cila është procedura kur dikush akuzohet për një krim në Nju Jork?

Për të gjithë të akuzuarit për një krim në Nju Jork, të pasur apo të varfër, protokolli është i njëjtë. Pas dorëzimit në komisariat merren shenjat e gishtave, i akuzuari fotografohet dhe merren informacionet bazë. I akuzuari më pas mbahet në paraburgim për të paktën disa orë.

I akuzuari duhet të dorëzojë telefonin e tij celular dhe sendet e tjera personale, dhe avokatët shpesh nuk janë në gjendje të jenë me të akuzuarin ndërsa kalojnë këtë proces. Prandaj i këshillojnë të mos bëjnë asnjë deklaratë.

Detaje të tilla si pranga varen rast pas rasti. Shumë të pandehur zgjedhin të dorëzohen dhe më pas negociohen kushtet.

Por nuk dihet se çfarë bëhet në një situatë ku i akuzuari është ish-presidenti i Amerikës, i cili ende mbrohet nga pjesëtarët e Shërbimit Sekret. Çdo president amerikan ka të drejtë ta bëjë këtë dhe siguria e tij ndërpritet vetëm nëse ai e kërkon. Trump nuk e bëri këtë, kështu që agjentët me siguri do të jenë me të.

Jeremy Saland, një ish-prokuror i Manhattanit, thotë se ky është një rast unik.

“Nëse Trump vendos të dorëzohet, duhet të presim një proces relativisht të shpejtë dhe lirim pa kusht. Nuk besoj se ish-presidenti do të dërgohet në komisariat me pranga, përmes një turme njerëzish në rrugë. Bëhet fjalë gjithashtu për sigurinë”, thotë ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img