-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti s’ka gisht në ndalimin e Haradinajt (Video)

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët s’kanë gisht në ndalimin e tij në Francë. Ka thënë se këto goditje po i merr prej Serbisë, e cila ka kryer gjenocid në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Presidenti Thaçi dhe as kundërshtarët tjerë politikë, nuk kanë gisht në ndalimin e tij në Francë.

“Në e kemi garën politike në Kosovë. Jemi oponentë, mirëpo, këto goditje vijnë prej Beogradit. Ata janë sponsor të këtyre goditjeve. S’mund të jap kësi mendime të pabazuara”, ka thënë Haradinaj, në një intervistë për portalin lajm të Maqedonisë.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të mund të përçajë duke shpifur kundër shqiptarëve.

Ish-Kryeministri i Kosovës ka thënë se ka pasur interesim nga shqiptarët kudo që jena për të kontribuar në lirimin e tij derisa pret që shpejt të kthehet në Kosovë.

Hradinaj ka thënë se më së shumti për ndalimin e tij po brengosen prindërit e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img