-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Itali: Nëna e bën vetë synet foshnjën 20-ditëshe, i vogli humb jetën nga gjakderdhja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Colona në Castelli Romani të Italisë, ku një foshnjë 20 ditëshe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes nga një cirkumsion i bërë vet në shtëpi.

Sipas mediave të huaja, nëna e fëmijës e cila është me origjinë nigeriane, ka rrëfyer se foshnja është bërë synet në shtëpi dhe pas komplikimit të gjendjes, ajo ka kërkuar ndihmën e profesionistëve.

Duke dalë në rrugë me fëmijën, ajo ka kërkuar ndihmë nga një patrullë karabiniere, e cila më pas ka shoqëruar ambulancën në urgjencë. Por nxitimi për në Poliklinikën Tor Vergata ishte i padobishëm.

Sipas asaj që u konstatua menjëherë nga hetuesit, fëmija kishte plagë me një synet ritualistik të kryer në kushte shtëpie.

Nëna u dëgjua për orë të tëra nga karabinierët e Colonna-s, një qendër në periferi të kryeqytetit, në përpjekje për të rindërtuar atë që ndodhi.

Prokuroria Publike e Velletrit ka hapur dosjen hetimore për vrasje nga pakujdesia për këtë çështje dhe ka urdhëruar autopsi edhe pse lëndimet e identifikuara nga mjekët në trupin e të porsalindurit nuk lënë dyshime. Hetuesi kërkon të konstatojë nëse ka persona të tjerë të përfshirë përveç gruas./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img