-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rikthehet Superliga, vëmendja në Suharekë

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e 27-të të saj.

Takimi kryesor i javës zhvillohet të shtunën mes Ballkanit e Gjilanit. Suharekasit janë në formë shumë të dobët xhirot e fundit.

Në pesë sfidat e fundit kanë katër barazime e një humbje. Edhe përkundër formës së dobët, kampionët janë vetëm një pikë larg vendit të parë.

Kundërshtari i tij, Gjilani me formë qëndron pak më mirë, kanë dy fitore, dy barazime e një humbje. Gjilanasit janë në pozitën e tretë me 40 pikë.

Të shtunën zhvillohen edhe dy përballje tjera. Na pres sfida mes Prishtinës e Trepçës’89. Të dy ekipet kanë formë përafërsisht të njëjtë në pesë ndeshjet e fundit.

Sikurse kryeqytetasit, po ashtu edhe mitrovicasit morën pikët e plotë javën e fundit. Sa i përket renditjes, bardh e kaltrit janë shumë më mirë, e shohin veten të katërtit me 35 pikë, teksa minatorët të tetit me 29 sosh. Sfida e fundit e së shtunës është mes Llapit e Malishevës.

Vetëm një fitore për llapjanët në pesë ndeshjet e fundit, ecuri negative e cila ia rrezikon edhe vendin e pestë. Katër pikë janë më lartë se kundërshtari, malisheva e shtata.

Të dielën janë dy ndeshje. Lideri i Superligës, Drita e pret Drenicën. Dy fitore, dy barazime e një humbje është bilanci i të kaltërve nga Gjilani, teksa ekipi nga Skenderaj ka formën më të dobët nga të gjitha ekipet, një fitore e katër humbje, tri prej tyre rresht.

Klubi me formën më të mirë në pranverë është Ferizaj, që këtë të diele i shkon Dukagjinit. Në javën e fundit, klinasit pësuan, derisa ferizajasit barazuan. Sa i përket renditjes, Dukagjini është i gjashti, kurse Ferizaj i parafundit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img