-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Eurodeputetja e akuzuar për korrupsion flet nga burgu i Brukselit: Në fillim kam menduar vetëvrasjen

Eurodeputetja Eva Kaili, e cila ndodhet në burg që prej dhjetorit në lidhje me hetimet për Katargate, flet për ndalimin e saj.

“Në gjashtë javët e para më ndodhi të mendoja disa herë për vetëvrasjen”, thotë ajo në një bisedw me Deborah Bergamini, deputete e Forza Italia dhe anëtare e delegacionit italian në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Jam i pafajshme dhe do ta vërtetoj”, siguron Kaili. “Pas zhurmës së ditëve të para të kësaj afere, askush nuk flet më. Unë nuk ndihem viktimë, ndihem si trofe i një persekutimi politik që përfshin një paragjykim, që në çdo rast ekziston ndaj parlamentarëve dhe politikanëve të Evropës Jugore, maltezët, grekët, italianët etj”, shprehet politikania greke, raporton “Corriere della Sera”.

Kanë kaluar pothuajse katër muaj nga fillimi i Katargate, qw kur Kaili u arrestua mw 9 dhjetor, së bashku me tetë persona të tjerë , duke përfshirë partnerin e saj Francesco Giorgi, një asistent parlamentar që kishte punuar me ish-deputetin evropian të Brukselit Antonio Panzeri, i cili gjithashtu përfundoi në burg.

Akuza është ajo e korrupsionit. Kaili dyshohet se u përpoq të ndikojë në vendimet e Parlamentit Evropian në lidhje me Katarin në këmbim të parave.

Në frontin e betejës ligjore, eurodeputetja apeloi në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, duke kërkuar “të anulojë vendimin e Kryeprokurorit Evropian të datës 15 dhjetor 2022, që përmban kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar dhe të anulojë Vendimin e Presidentit të Parlamentit Evropian, tw datës 10 janar 2023, për ta shpallur këtë kërkesë gjatë seancës plenare të Kuvendit dhe për t’ia referuar Komisionit për Çështjet Ligjore”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img