4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” – për dedikim në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mban konferencë për medie lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. (Spitali “Isa Grezda”, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 12:15)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media.( Selia qendrore e LDK-së, ora 12:30)

Përurohet hapësira e projektit “Rrugët për Fëmijë”, përreth shkollës fillore të mesme të ultë “Elena Gjika” e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin e asaj lagjeje. (Shkolla “Elena Gjika”, ora 13:00)

Mbahet diskutim me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pjesëmarrës në panel do të jenë: Olivier Guérot – Ambasador i Francës në Kosovë, Jorn Rohde – Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Milica Rakić Andrić – menaxhere në Nismën e Re Sociale, Lulzim Peci – drejtor i KIPRED.(Qendra mediale , Çagavicë, ora 15:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, ora 17:00)/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img