3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: S’kam ndryshuar qëndrim për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me qëndrimin e tij ndaj nismës ‘Ballkani i Hapur’.

Kurti ka thënë se nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë, e cila sipas tij, nuk ka as platformë, as kontratë themelore, as strategji as plan veprimi.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe nuk ka financim nga BE-ja.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, ka thënë Kurti në një intervistë në Rubikon.

Kujtojmë se në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img