0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Milo Gjukanoviq: Ja ç’po synon Serbia në rajon

Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se Serbia po përpiqet të sundojë vendet e rajonit, në radhë të parë Malin e Zi, Bosnjë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën dhe se partnerët perëndimorë nuk i janë përgjigjur në mënyrë efektive politikës së tillë serbe.

“Në Ballkan tani kemi një përpjekje për të krijuar një botë serbe si një lloj zgjerimi i botës ruse në rajonin rus, këto janë politika të tilla ku ata nuk duan të sundojnë vendet e tyre, duan të sundojnë kombet. Ne e shohim këtë në rajonin ku Serbia po përpiqet të sundojë Malin e Zi, Bosnjën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Fatkeqësisht, kjo politikë nuk ka marrë ende një përgjigje efektive nga partnerët tanë perëndimorë”, tha Gjukanoviç përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën në Mal të Zi.

Gjukanoviç tha se disa çështje në Bosnje nuk janë zgjidhur 28 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit, se Maqedonia e Veriut nuk ka filluar bisedimet me BE-në dhe se procesi i negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasigurt.

“Jemi përballë faktit se Rusia, e cila tradicionalisht e ka shfrytëzuar Ballkanin, tani po përfiton nga Ballkani për të zgjeruar interesat e saj, sa herë që ka mundësi për të bërë përparim serioz në zgjidhjen e problemit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Rusia ndërhyn. Dhe ata ndërhyjnë edhe në Bosnje, kur sapo  bëhet ndonjë përparim në funksionim, ata menjëherë inkurajojnë Republikën Srpska dhe përpiqen të parandalojnë që Bosnja të bëhet një shtet funksional”, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç beson se agresioni rus kundër Ukrainës është reflektuar fuqishëm në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe se që nga viti 2014, Rusia është përpjekur të ndikojë në vendet e rajonit që të zgjedhin një të ardhme tjetër, në vend të asaj evropiane.

“Askush nga ne nuk ka iluzione se Rusia do të heqë dorë nga synimet e saj, përkundrazi, ajo do të rrisë ndikimin e saj dhe do të zgjerojë repertorin e saj të luftës hibride”, tha Gjukanoviç, i cili mori pjesë në panelin për sigurinë në Evropë të Institutit për Paqe.

Gjukanoviç, i cili është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve, fitoi mbështetjen e 35 për qind të votuesve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ndërsa kundërshtari i tij nga lëvizja Evropa Tani, Jakov Milatoviç, fitoi mbështetjen e 29 për qind të votuesve.

Raundi i dytë do të mbahet më 2 prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img