Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova duhet të jetë reale për fuqinë që e ka në terren, kur vjen puna tek negociatat me Serbinë.
Gorani ka thënë se fuqia e Kosovës mund të matet shumë lehtë po të ndodhte një skenar në Kosovë.
“Po të duan tri komuna serbe në Kosovë, qohen e vendosin barrikada. Pastaj çfarë të bëjmë. Nuk kemi fuqi që të dërgojmë një forcë speciale atje apo të dërgojmë ushtrinë e t’i largojë ato menjëherë”, tha ai.
“Tri komuna serbe mund ta shpallin sot pavarësinë e ne s’kemi çfarë bëjmë. Po harrojmë se kur vjen puna tek siguria, në Kosovë supremja është NATO.”, shtoi ai. /Gazet Express/