Kryeqyteti nga nesër bëhet me rrugën e parë për fëmijë, tek shkolla “Elena Gjika”. Punëkryes i këtij projekti janë “Selmans Network”.
Lajmin e ka dhënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Përurimi i rrugës do të bëhet në ora 13:00 pranë Shkollës “Elena Gjika”
“Jemi gati për të përuruar rrugën e parë për fëmijë në #kryeqytet! Nesër, në orën 13:00, pranë SHFMU “Elena Gjika” – festojmë transformimin e rrugës dhe ditën e shkollës”, shkruan Rama. /Reporteri.net/.
Postimi i plotë: