-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi i Ukës Rugovës, reagon gruaja e tij Blerta: 9 vite e 53 ditë tortura e padrejtësi!

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues lidhur me veprën penale krim i organizuar ndaj ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, Qefser Bahollit dhe Izet Beqirit, ndërsa aktgjykim dënues për armëmbajtje pa leje ndaj Rugovës, Bahollit dhe Beqirit.

Ata ngarkoheshin se duke vepruar si grup kriminal, për qëllime të përfitimit material, i kanë pajisur qytetarët në mënyrë të jashtëligjshme me viza shengen nga Ambasada Italiane në Prishtinë. 

Gruaja e Ukë Rugovës, djalit të ish-presidentit historik ka reaguar pas vendimit për lirim nga akuzat ndaj bashkëshortit të saj. 

Blerta Rugova ka thënë se 9 vite e 53 ditë janë përballur me padrejtësi e tortura. 

“9 vjet e 53 ditë!!!
Shtatezane ne muajin e 7te me Leken kom qene, edhe sot ndjej dhembshuri per torturat e traumat qe ja kom shkaktu Lekes ende pa ardhe ne kete bote .Jom ende prej deres ne dere tu kerku ndihme per ni komplot qe po zhvillohej. Isha e dermuar e isha shpirterisht e shkaterruar kur me pat ardhe nie leter nga Uka: ” Baba me ka thone me e mira qe muin me ta bo ne politike eshte burgu”. Ne ate moment e kom marre veten, i kom kujtu kreit atentatet qe ju kane bo Presidentit Rugova e familjes te tij pas luftes, i kom kuitu kreit armiqt e tij shume vjeçar, e kom kuitu edhe Serbin qe ja kane vra babe e gjysh e Presidenti nuk u dorezu po ka arrit me me jau marr Kosoven e me shpall shtet, e kom kuitu de nuk jom martu me nje njeri te rendomte e as ne nje familie te rendomte por ne nje familje qe ka nje barre dhe nje pergjegjesi deri sa te jene gjalle e njejte vlen edhe per femijet e mi sepse gjaku nuk eshte uje.
Me me pyet mua, edhe sot e kesaj dite shpirti me dhemb e ndiej urreitje ne brendesi ndaj gjithe atyre qe orkestruan e sulmuan figuren e Presidentit
Rugova permes Ukes sepse nuk arriten ta benin nie gje te tille sa ai ishte gialle, por eshte Uka ai qe nuk me lejon te ushqehem me urrjetje, se Presidenti kishte thene, jemi pak dhe skemi asnje shqiptar per te gjuajtur.
Uka ka gene dhe mbetet personi me i afert i
Presidentit Rugova dhe njekohesisht Uka eshte dhe mbetet enciklopedi ne vete.
Sot po Rilind nje Kohe e Re! Sot po dalim nga ajo humnere qe plot 9 vite te jetes na i gelltiti. Do kompenzojme e do vazhdojme aty ku e lam e edhe me te forte se kurre” thuhet në reagimin e Blerta Rugovës, gruas së Ukës Rugovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img