-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kovaçevski nesër në Beograd në takime me Vuçiqin dhe Bërnabiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër në Beograd do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në ndërtesën e Sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, informojnë nga Shërbimi për bashkëpunim me mediat të presidentit serb.

Në kumtesë theksohet se takimi do të mbahet në orën 09:00, ndërsa pas takimit do të lëshohet komunikatë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, vizita zyrtare në Beograd e delegacionit nga Maqedonia e Veriut me në krye kryeministrin Kovaçevski ku marrin pjesë edhe disa ministra, do të vazhdojë në Pallatin e Serbisë ku do të ketë ceremoni zyrtare të pritjes si dhe takim sy më sy me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas së cilës do të mbahet mbledhje plenare e delegacioneve qeveritare, ku pastaj kryeministrat do të mbajnë konferencë shtypi.

Bëhet e ditur se është paraparë edhe ceremoni e nënshkrimit të më shumë dokumenteve në prani të Bërnabiqit dhe Kovaçevskit.

Dje Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka rishikuar dhe miratuar Informacionin për Memorandum dhe mirëkuptim midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë për masat për përmirësimin e lëvizjes së personave dhe mallrave përmes kufirit të përbashkët shtetëror dhe ka pranuar tekstin e harmonizuar.

Qëllimi i Memorandumit, sipas propozuesit, Zyrës së kryetarit të Qeverisë, është që bashkërisht të rishikohen mundësitë dhe të merren masa për përmirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave përmes kufirit shtetëror ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, veçmas përmes vendkalimit kufitar Preshevë – Tabanoc.

Me Memorandum të dyja palët shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të rrugëve hyrëse deri në vendkalimin kufitar, vendosjen apo përmirësimin e sinjalizimit në komunikacion, vendosjen e procedurave të reja për kontroll të kufirit për kalim të shpejtë të udhëtarëve dhe kontroll të personave dhe automjeteve në vendkalimin kufitar.

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhje të Memorandumit për mirëkuptim – projekt për pagesë elektronike nëpër pikëpagesa rrugore- vendosjen e një sistemi elektronik ndërveprues për pagesë në pikëpagesat rrugore dhe pranoi tekstin e harmonizuar të Memorandumit.

Ky Memorandum, sipas propozuesit, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, është me qëllim të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Serbisë për të kontribuuar në përmbushjen e qëllimeve të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe kufijve të hapur si dhe vazhdimin e zhvillimit, modernizimin dhe integrimin e infrastrukturës rrugore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img