Mediumi i njohur francez “L’Equipe” e ka zbuluar listën e 30 futbollistëve më të paguar në kampionatin francez.
Në krye është pa diskutim Kylian Mbappé: falë kontratës së re të nënshkruar një vit më parë, sulmuesi francez paguhet 6 milionë euro në muaj, gati sa bashkë rrogat e Neymar (3,67 milionë) e Lionel Messi (3,37 milionë).
Paris Saint-Germain dominon në renditje, me 10 lojtarë në 10 pozitat e para: Marquinhos (1,2), Verratti (1,2), Hakimi (1,08), Donnarumma (916,000), Sergio Ramos (791,000), Bernat (730,000) e Mukiele (700,000), e kompletojnë dhjetëshen e rrogave më të mëdha në Ligue 1, ndërsa Wissam ben Yedder, sulmues i Monacos, i merr “vetëm” 650.000 euro në muaj./PrishtinaPress/
Më shumë rreth Sportit Sport – Prishtinapress