3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

A do të anulohet vendimi për 1 orë më pak punë i Alban Hysenit, flet zëdhënësi i Komunës së Gjilanit

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka vendosur që zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak gjatë Ramazanit. Ky vendim u përcoll me reagime të shumta, duke ia rikujtuar kryetarit që Kosova është shtet laik. Por edhe përkundër reagimeve, vendimi në fjalë nuk do të anulohet, kështu të paktën tha zëdhënësi i komunës së Gjilanit Hekuran Rapuca.

Zëdhënësi Hekuran Rapuca tha se vendimi për një orë më pak punë gjatë Ramazanit është shumë i vjetër, 20-vjeçar.

“Vendimi është shumë i vjetër, ky është vendim 20-vjeçar që përsëritet”, tha ai.

I pyetur nëse pas reagimeve publike do të anulohet, ai tha: “Jo absolut, jo”.

Pas kësaj përgjigje, ai u pyet se cili është arsyetimi për mosanulimin e vendimit dhe i njëjti tha se zyrtarët që dalin në orën 09 në punë, nuk e mbajnë pauzën.

“Arsyetimi është që orarin e punës kanë me mbajtë njejtë, nuk kanë me mbajtë pauzën edhe është kërkesë e vetë punëtorëve të administratës që e ka aprovu kryetari, masi vetëm u pa si vendim i përsëritur me vite, çdo vit, çdo Ramazan”, përfundoi zëdhënësi Rapuca.

Lidhur me këtë vendim, që dy ditë nuk ka kthyer përgjigje Ministria e Administrimit dhe Pushtetit lokal e as ministri Elbert Krasniqi.

Ndërkohë, publicisti Halil Matoshi ka kërkuar reagim nga MAPL në mbrojtje të kushtetueshmërisë.

Vendimet e tilla për shkelje të parimit të laicitetit të shtetit mund të sfidohet edhe nga Avokati i Popullit”, është shprehur ai.

Por, as Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka kthyer përgjigje mbi komentin për vendimin e kryetarit Hyseni.

Muaji i ramazanit ka filluar më 24 mars dhe do të zgjas deri më 20 prill./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img