Një femër ka marrë lëndime trupore pasi një nga dhomat e shtëpisë së saj është përfshirë nga zjarri.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00 në Vitomiricë të Pejës.
Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.
“Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një dhomë e një shtëpie dhe si pasojë lëndime e trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet./PrishtinaPress/