Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Personi i identifikuar si Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
67-vjeçari ishte i shtruar ne repartin e patologjisë që prej katër ditësh./PrishtinaPress/