-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Abazi rrëfen pakënaqësitë e deputetëve brenda VV-së: Kishim takime deri në 00:00 e 01:00 të natës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se sa ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nuk i janë marrë parasysh propozimet dhe diskutimet për çështje të ndryshme.

Abazi në Tëvë1, ka thënë se nuk e ka duruar idenë e heshtjes dhe përdorimit si mekanizëm votues.

“Kjo ideja e komiteteve brenda Lëvizjes Vetëvendosje që udhëhiqet nga zonja Dejona Mihali janë për mua struktura të paarritshme, se nuk është që unë pretendoj se në secilën fushë ose lëmi do të kisha pas mundësi me u thellu se është e pamundur, por në diplomaci, te dialogu te çështjet e energjisë, te çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në mbrojtje të mjedisit, janë fusha ku unë kam punuar mbi 20 vite në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtare edhe në Kosovë gjithashtu. Por, fakti që ti je kryetar komisioni dhe asnjëherë në asnjë moment nuk ka platformë ku konsultohen çështjet e pozicionimit të politikës së jashtme, apo diskutimet për strategjitë për dialogun edhe propozimet konkrete që janë bërë brenda grupit parlamentar as që merren parasysh, jo vetëm të mijat por të shumicës deputetëve”, tha deputeti.

Ish-zëvendëskryeministri tha se ka me dhjetëra deputetë që kanë diskutuar deri në orë të vona për pakënaqësitë përbrenda Grupit Parlamentar të VV-së.

“Do të thotë unë, është natyrë e imja që nuk duroj idenë e heshtjes edhe përdorimit si mekanizëm votuese, por ka me dhjetëra deputetë që në diskutime deri në 00:00, e 01:00 të natës, kemi diskutuar për pakënaqësitë që kanë për brenda grupit parlamentar”, tha Abazi.

Ai ka konfirmuar që ka pakënaqësi brenda partisë, duke thënë se deputetët e menaxhojnë duke heshtur dhe kalkuluar.

“Patjetër që ka pakënaqësi, patjetër, dhe unë mendoj që secili ose secila prej tyre e gjejnë formën e vetë për me menaxhu këtë çështje edhe ndonjëherë është heshtja, ndonjëherë është kalkulimi. U pa në këto zëvendësimet nëpër komisione që u bënë, që ishin matematika shantazhuese realisht ndaj deputetëve duke tentu që të bëhet një ndryshim kozmetik”, shtoi ai mes tjerash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img