6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri – dhe efekti që kanë në tru

Cilat janë drogat që krijojnë më së shumti varshmëri në botë? Pyetja mund të duket e thjeshtë, por përgjigja varet nga ajo se kë e pyet

Nga pikëpamja e hulumtuesve të ndryshëm, droga që krijon më së shumti varshmëri mund të gjykohet në bazë të dëmeve që i shkakton, në vlerën që e ka në rrugë, në gjatësinë sa e aktivizon sistemin e dopaminës të trurit, sa e kënaqshme është për njerëzit, çfarë simptomash shkakton kur hiqni dorë nga ajo, etj.

Në vitin 2007, shkencëtari David Nutt me kolegët e tij kishin synuar t’i zbulojnë drogat që krijojnë më së shumti varshmëri, dhe duket se i kanë zbuluar ato, transmeton Telegrafi.

Heroina

Ekspertët e kishin renditur heroinën si substanca që krijon më së shumti varshmëri, me një rezultat maksimal të pikëve. Heroina është narkotik që i shkakton nivelet e dopaminës në sistemin e ‘shpërblimit’ të trurit të rriten për 200%. Heroina është edhe e rrezikshme, sepse shumë lehtë mund ta shkaktojë vdekjen.

Kokaina

Kokaina në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon në përdorimin e dopaminës së trurit për t’i përçuar mesazhet nga një neuron në tjetrin. Në esencë, kokaina i parandalon neuronet ta ndalin sinjalin e dopaminës. Në eksperimentet e kryera është dëshmuar se kokaina i rritë nivelet e dopaminës trefish më shumë nga niveli normal.

Nikotina

Nikotina është përbërësi kryesor varës i duhanit. Kur dikush pinë cigare, nikotina menjëherë absorbohet nga mushkëritë dhe dërgohet në tru. Më shumë se 60% e njerëzve që e provojnë duhanin për një kohë të shkurtë përfundojnë duke u bërë të varur nga duhani për tërë jetën.

Barbituratet

Barbituratet janë një lloj i ilaçeve apo drogave që fillimisht janë përdorur për ta trajtuar ankthin dhe për t’i trajtuar problemet e gjumit. Ato ndërhyjnë në sinjalizimin kimikal të trurit, efekti i së cilës është t’i ndalë disa regjione të trurit. Në doza të vogla, barbituratet shkaktojnë eufori, por në doza të mëdha mund të jenë vdekjeprurëse sepse shkaktojnë probleme me frymëmarrje.

Alkooli

Ndonëse është legal në shumicën e shteteve, alkooli ka shumë efekte në tru dhe besohet se i rritë nivelet e dopaminës në tru deri në 360%.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img