0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Tiranës ngushton pistat e hetimit për sulmin kundër Top Channel

Kur kanë kaluar 24 orë nga shpërblimi prej 100 mijë eurosh, i vendosur nga Policia e Shtetit për këdo që jepte informacion të vlefshëm për gjetjen e autorëve që sulmuan TCH, policia ka marrë disa të dhëna nga persona të ndryshëm.

Policia vijon të marrë dëshmi, po këqyren kamerat sigurie rreth zonës afër godinës së Top Channel, por edhe kamera të tjera në ambiente të ndryshme por duke ruajtur sekretin hetimor, ende nuk ka të dhëna dhe emra konkretë.

Ndërkohë, pas hetimeve tre ditore, Policia e Tiranës po bën përjashtimin e disa pistave të ngritura duke ngushtuar pistat e hetimit.

Hetimi është kanalizuar në disa drejtime më të ngushta, ndërsa vijon puna për hetimin e gjurmëve të lëna pas nga autorët, si targat dhe makina, ku po shpresohet për identifikimin e autorëve, që mesa duket është ende larg./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img