Olta ka diskutuar me Qetsorit për sjelljen e Luizit. Prej ditësh Luizi ka zgjedhur ta “injorojë” duke mos i folur ose duke i kthyer përgjigje ashpër.
Olta është shprehur e indinjuar nga sjellja e tij karshi saj, duke e quajtur “kafshë” dhe njeri të keq.
Ajo ka thënë se Luizi nuk ka logjikë njerëzore, bën thjesht strategji.
Olta shtoi se të gjithë banorët e kanë frikë, por ajo jo. Ajo shprehu se është Luizi që ka frikë nga pyetjet që ajo i bën dhe zgjedh të shmanget e mos t’i flasi./PrishtinaPress/