2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

E rrallë, një zyrtar i lartë i VV’së dhe i PDK’së në takime të përbashkëta në SHBA

Nuk janë raste të shpeshta kur ndonjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje shihet bashkë me një të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke zhvilluar takime në përbashkëta jashtë Kosovës.

Sigurisht si delegacione të zgjeruara të Kuvendit deputetë nga parti të ndryshme udhëtojnë shpesh jashtë vendit, por kësaj here në SHBA Konjufcën po e shoqëron edhe nënkryetari Hoxhaj.

Kryearplametnari Glauk Konjufca dhe nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj kanë takuar bashkë me kongresmenin amerikane, Ritchie Torres.

Për këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, si dhe ka shkruar vetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

VV-ja dhe PDK-ja për vite me radhë janë konfrontuar politikisht, poqë konfrontimet shpesh tejkalonin gjuhën parlamentare dhe shkonin në drejtim të përleshjeve fizike.

Megjithatë, tashmë është e mundshme që një tryezë të ketë vend për dy zyrtarë të dy partive rivale politike në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img