Komuna e Kamenicës njofton se orari i punës vazhdon njësoj si para Ramazanit.
Pra, kjo komunë nuk e ka shkurtuar orarin e punës ashtu siç ka marrë vendim kryetari i Gjilanit për komunën me të cilën qeverisë.
“Zyra e Kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si dhe procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës”, thuhet në njoftim.
Ky njoftim u bë pas njoftimeve jozyrtare që u shpërndanë në rrjetet sociale.
Njoftimi i plotë i komunës së Kamenicës:
Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës ka pranuar telefonata të vazhdueshme si dhe kërkesa për pronocime, për çështjen e lirimit nga orari si dhe shtyerjen e fillimit të orarit të punës për administratën komunale, për shkak të Muajit të Ramazanit.
Zyra e Kryetarit nuk ka marrë një vendim të tillë, si dhe procesi i punës vazhdon si zakonisht në Komunën e Kamenicës./PrishtinaPress/