Policia e Kosovës ende s’e ka arrestuar asnjë person për thyerjen e xhamit të një autobusi të ri në Prishtinë. Policia ka hapur rastin si dëmtim i pasurisë derisa hetimet po vazhdojnë në të gjitha pistat.
Ende askush s’është arrestuar pse ka thyer xhamin e një autobusi në qendër të Prishtinës. Askush s’është lënduar nga ky sulm derisa hetimet janë duke vazhduar në të gjitha pistat e mundshme.
Flora Ahmeti, Zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka thënë për Express se rasti ka ndodhur rreth orës 12:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
“Është thyer/dëmtuar një xham i një autobusi. Policia i është përgjigjur informatës dhe pas ekzaminimit të vendit të ngjajres rasti është hapur për asgjësim apo dëmtim i pasurisë publike”, ka thënë Ahmeti, për Express.
Ajo ka thënë se hetuesit janë duke u marrë me rastin për zbardhjen e këtij sulmi.
Ndërkohë, zyrtarët e Vetëvendosjes, ka hedhur akuza në drejtim të kundërshtarëve politikë, se kanë gisht në thyerjen e xhamit.