-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore e Speciales ndaj Pjetër Shalës

Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.

Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe do të vazhdojë deri në ora 16:00.

Në seancën e djeshme të Shalës ishte e ftuar dëshmitarja e dytë e mbrotur, e identifikuar me numrin gjashtë. Derisa ajo ishte duke folur, ish-komandant “Ujku” i UÇK-së është larguar nga salla me arsyen se është nervozuar nga mënyra si po rrjedhë procesi dhe është në ankth.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img